
Largimi i mundshëm i Dusan Vlahovic në fundin e sezonit sigurisht do të linte një boshllëk të madh në ofensivën e Juventusit, drejtuesit e të cilit duket se e kanë gjetur zëvëndësuesin e serbit.
Eshtë Enes Unal i Getafes , një lojtar që po shkëlqen në çdo sfidë dhe Massimilliano Allegri e ka ripërfshirë në listën e transferimeve gjatë merkatos së verës.
Transferimi i mundshëm i turkut në ‘’ Allianz Stadium ‘’ besohet se do ta kompletojë repartin e ofensivës dhe për largimin nga ‘’ Coliseum Alfonso Perez ‘’, spanjollët pretendojnë 30 milionë euro.
Kjo shifër nuk konsiderohet aspak problematike për bardhezinjtë, të cilët s’do të jenë të vetmit në garë për 25 vjeçarin pasi edhe drejtuesit e Atletico Madridit po e ndjekin me vëmëndje prej disa kohësh.
Nëse ky transferim do të konkretizohet , mund të shëndërrohet në një ndër më të shtrenjtit në historine e ‘’ Los Azulones ‘’ por duhet theksuar se kjo garë me siguri do të prodhojë shumë emocione dhe do të jetë e luftuar deri në fund pasi kemi të bëjmë me ekipe tejet cilësorë , të cilët i garantojnë ishi-t të Levantes pjesëmarrjen në Europë.



