Një javë pas fitores me Leeds Manchester United nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 kundër Leicester në atë quhet 'boxing day', dita e futbollit pas Krishtlindjeve.
'Djajtë e kuq' kaluan dy herë në avantazh me Marcus Rashford, por edhe Bruno Fernandes, ndërsa në të dy rastet u barazuan nga 'dhelprat'. Me këtë barazim ekipi I drejtuar nga Solskajer humbi mundësinë për t'u afruar me Liverpool që mban kreun e Premier League.
Pas 14 javësh kampionat Manchester United renditet në vendin e tretë me 28 pikë, 1 më pak se Leicester I vendit të dytë dhe katër më pak se Liverpooli I vendit të parë.



