
Pas zërave se Alvaro Morata mund ti bashkohet Barcelonës , Juventusi ka ndezur motorrët për ti gjetur zëvëndësues spanjollit. ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ është duke hasur shumë vështirësi për të firmosur me Dusan Vlahovic për të cilin lufton fuqishëm edhe Arsenali dhe ka menduar ta ketë asin nën mëngë nëse serbi nuk do të mbërrijë në ‘’ Allianz Stadium ‘’.
Raul de Tomas i Espanyolit është shfaqur papritur në listën e Massimiliano Allegrit i cili e shikon të domosdoshëm transferimin e një sulmuesi cilësor në Torino dhe sipas ‘ Chiringuito de Jugones ‘’ bardhezinjtë po mendojnë seriozisht t’ia vënë në dispozicion trainerit italian .
Mungesa e efikasitetit në metrat e fundit i ka detyruar italianët të ndërmarrin çdo nismë në ditët e mbetura për t’ia larguar dhimbjen e kokës numrit një të pankinës i cili akoma nuk po gjen formulat për të çuar përpara Juventusin .
Duhet kujtuar se 27 vjeçari ishte pjesë e Benfikës në të kaluarën dhe kjo do të bëhej eksperienca e dytë larg Spanjës , tek një skuadër që kërkon të rikuperojë protagonizmin e humbur në Itali dhe Europë.
Pas mbrojtjes së ngjyrave të skuadrave të dorës së dytë si Real Valladolid , Rayo Vallecano dhe Espanyol , pa harruar Real Madridin , Raul de Tomasit i është ofruar përsëri shansi për të përfaqësuar një ekip të elitës që konceptohet njëkohësisht një provë për të demostruar potencialin e tij.
12 gola dhe 2 asiste në 23 ndeshje mbetet një statistikë shumë favorizuese për të ardhmen dhe prapa dere janë torinezët që mund ta ndihmojnë për mos të devijuar nga rruga e suksesit .



