
Prej kohësh tek Liverpooli po punohet me shumë përkushtim për të qenë në lartësinë e duhur në merkatot vijuese.
Drejtuesit e ‘’ The Redsave ‘’ kanë shumë besim se do ta përforcojnë ashtu siç duhet ofensivën, repart i cili nuk e ka bindur trainerin Arne Slot në këtë fazë të parë të sezonit.
Objektivi i anglezëve aktivizohet në Bundesligë, tek Eintracht Frankfurti.
Bëhet fjalë për Omar Marmoush, i cili la gjurmë në sezonin e shkuar dhe aktualin e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme, me 9 gola dhe 6 asiste në 9 sfida.
Kanë filluar tratativat dhe presidenti Tom Werner ka ofruar 60 milionë euro për egjiptianin, shumë i rëndësishëm tek ish kampionët e Europa Leagues.
Hollandezi Arne Slot ja ka hapur dyert e ‘’ Anfield Roadit ‘’ lojtarit të lindur në Kairo, karakteristikat e të cilit përshtaten me lojën që zhvillon Liverpooli.
Do të jetë një sfidë e vështirë sepse nëse Omar Marmoush do të vijojë në të njëjtën linjë, pretendentët mund të shtohen me kalimin e kohës.
Për Eintracht Frankfurtin s’do të jetë e lehtë që të sigurojë qëndrimin e tij në ‘’ Waldstadion ‘’ sepse kur flitet për ekipe të këtyre niveleve, çdo lojtar entuziazmohet.



