
Vazhdojnë ndryshimet e trajnerëve në Kategorinë e Parë. Pas Flamurtarit dhe Turbinës, trajnerin e ka larguar edhe Apolonia.
Klevis Dalipi nuk do të jetë më pjesë e fierakëve. Humbja e fundit me Besën e Kavajës, ka rezultuar fatale për trajnerin elbasanas, të cili i është komunikuar shkarkimi.
Aventura e Dalipit ka zgjatur shumë pak, teksa mori drejtimin e skuadrës në muajin qershor, por u shkarkua pas 3 javëve të para të kampionatit, ku regjistroi një fitore, një barazim dhe një humbje.



