
Prej disa sezonesh tashmë Martin Zubimendi është shëndërruar në një referent tek Real Sociedadi dhe kombëtarja e Spanjës.
Mesfushori, kampion i Europës në fuqi me ‘’ La Furia Rojan ‘’ ka bindur me lojën e zhvilluar dhe pretendentët natyrisht nuk kanë munguar.
Në kontinentin e vjetër do të luhet një tjetër sfidë emocionuese ndërmjet Arsenalit dhe Real Madridit për 26 vjeçarin, loja e të cilit ka impresionuar, ku spikasin inteligjenca në aspektin taktik dhe efektiviteti në pasime.
‘’ Galaktikët ‘’ e shikojnë si zëvëndësuesin ideal të Luka Modriçit, i cili është drejt varjes së këpucëve në gozhdë ndërsa traineri Mikel Arteta i ka bërë me dije drejtuesve të ‘’ Topchinjve ‘’ se e dëshiron medoemos në ‘’ Emirates ‘’.

Pavarësisht kontratës me ekipin nga San Sebastian, oferta e londinezëve mund të jetë tunduese për Martin Zubimendin, i grumbulluar rregullisht edhe nga Luis de la Fuente.
Pritet që emri i tij të jetë një ndër më të përfolurit gjatë merkatos së verës, i cili i ka qëndruar besnik të ashtuquajturve ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ gjatë karrierës.
Një largim nga ‘’ Reale Arena ‘’ do të konsiderohej jo vetëm një hap i suksesshëm në karrierë por edhe një shans për të treguar veten tek një ekip më cilësor, pretendent për fitimin e titujve në kampionatin ku përfaqësohet dhe gjithashtu në arenën europiane.



