
Gazetari Pano Xhixho, analizoi fitoren 2-0 të Shqipërisë ndaj Polonisë.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Xhixho deklaroi se e kishte thënë më hertë, që kuqezinjtë mund të marrin rezultate pozitive në shtator.
Sipas tij, skuadrat me lojtarë të mëdhenj në skuadër, vijnë pas fazës përgatitore dhe këmbët janë të rënduara, kjo bën që ekipe si Shqipëria që japin shpirtin në fushë, të marrin rezultat, ndërsa kujtoi edhe fitoret ndaj Greqisë apo Portugalisë.
E kam thënë që në mars. Vërtetë në ndeshjen e fundit te Rejës, u kontestuan lojtarët nga tifozët, por e kemi thënë që kemi brez të artë lojtarësh dhe na duhej trajner.
Kur erdhi Silvinjo, entuziazmi ishte i madh. Duke parë punën e trajnerit Silvinjo, është i pari që vjen në zyrë dhe ikën i fundit. Të shikosh stërvitjet e tij, e kupton që entuziazmin grupit ia jep ai.
Kushtet që ka ekipi, i ka çdo ekip i madh në Europë. Trajneri po na i kthen mbrapsht.
Sa i përket ndeshjeve të shtatorit, e kam thënë që në mars, ne skuadrave të tilla, i marrim pikë. Skuadrat që kanë në brendësi lojtarë të mëdhenj, vijnë nga faza përgatitore dhe në shtator e dimë që këmbët janë të rënduara.
Shqipëria, duke qenë se vendos shpirtin në fushë, gjithmonë kap diçka në shtator. Ju kujtoj fitoren me Greqinë, fitoren me Portugalinë, kemi fituar me Islandën, me Hungarinë. Jo më kot e mendoja këtë, që në shtator do bëjmë diçka të bukur dhe ia dolëm.



