Arsenal i vendos çmimin Lacazettes

Arsenal i vendos çmimin Lacazettes

Eksperienca e Alexandre Lacazettes tek Arsenali duket se është drejt fundit. Anglezët e kanë nxjerrë në merkato francezin për të cilin sipas gazetarit të mirënjohur Ekrem Onur, kërkojnë 15 milionë euro. Pavarësisht se është shëndërruar në një lojtar determinant për "Topçinjtë", rroga e sulmuesit është shumë e lartë, element që e vështirëson largimin e tij nga "Emirates". Me 100 gola të shënuar në Francë dhe 50 në Premier League, 30-vjeçari mund të konsiderohet një kandidat potencial për t'u bërë pjesë e çdo ekipi dhe momentalisht më i favorizuari mbetet Lyoni. 

Megjithatë, francezët nuk janë e vetmja pistë për Alexandre Lacazette sepse pretendohet edhe në liga si ajo e MLS, Katarit dhe ajo e Kinës që vlerësohen shumë interesante për lojtarët që janë drejt fundit të karrierës.

 Por synimi i golashënuesit është vijimi në kontinentin e vjeter sepse beson i mbetet shumë për të dhënë dhe kërkon shfaqjen e potencialit në një klub me emër. Kontrata me kryeqytetasit mbetet në fuqi edhe për një sezon tjetër, por "The Gunnersat" synojnë shitjen e tij dhe ia kanë ofruar Barcelonës dhe Juventusit pa anashkaluar Lyonin që mbetet një opsion shumë i vlefshëm.

Një element që mund ta pengojë këtë operacion është paga e lartë e sulmuesit të Kombëtares "Trikolor", për të cilin skuadrat e interesuara e kanë shumë të vështirë të paguajnë sidomos në këto kohë pandemie për arsye se ekonomitë e tyre janë dëmtuar ndjeshëm.

 

 

 

                      

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy