
Shkumbini firmosi rënien nga Kategoria e Parë në Kategorinë e Dytë ditën e djeshme, pas humbjes me shifrat e thella 6-0.
Prej kohësh, klubi peqinas, që ka bërë histori edhe në Superiore, vuan probleme të shumta financiare.
Klubi i Shkumbinit, nëpërmjet një postimi të bërë, njoftojnë se kanë luajtur gjithë sezonin pa u paguar ndërsa shtojnë se nga sezoni i ardhshëm mund të mos ekzistojnë më.
Pas humbjes së djeshme në Pogradec 6-0, biem zyrtarisht një kategori më poshtë.
Fjalët janë të tepërta për të shpjeguar faktorët e rënies nga kategoria, dihen.
Faleminderit të gjithë çunave që luajtën pa lekë në këtë sezon.
E vështirë është ta themi por skuadra mund të mos ekzistojë më nga viti tjetër, klubi i nje qyteti që e do futbollin dhe e sheh atë si të vetmin argëtim, mund të mos ekzistojë më kurrë.
Peqin 17.04.2022
Fund!



