Cikalleshi: Nuk duhet ta mendojmë Poloninë të dobët, në çdo ndeshje luajmë për fitore

Cikalleshi: Nuk duhet ta mendojmë Poloninë të dobët, në çdo ndeshje luajmë për fitore

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës me Poloninë, e vlefshme për kualifikueset e Europianit, që do të luhet të hënën e 27 marsit në Varshavë.

Referuar humbjes me Çekinë, Cikalleshi tha se lojtarët nuk duhet ta mendojnë Poloninë si kundërshtar të dobët, ndërsa shtoi se ekipi e ka strategjinë dhe në çdo ndeshje luhet për fitore.

Polonia është një ekip shumë i fortë dhe ne e dimë këtë, edhe pse e humbi ndeshjen me Çekinë, ne jemi fokusuar tek puna jonë. Jemi munduar të krijojmë një ekip kompakt me trajnerin Silvinjo. Polonia vjen pas një performanca të mirë në Botëror, golat e shpejtë që pësuan e çekuilibrin skuadrën. Ata kanë lojtarë të mirë që luajnë në ligat më të forta në Europë. Nuk duhet të futemi me idenë që ata janë të dobët.

Ne çdo ndeshje që futemi luajmë për fitore, duke parë grupin që kemi, çdo ndeshje ka specifikën e saj, do bëjmë një ndeshje kompakte, do bëjmë kujdes mos pësojmë gol, nuk duam që të pësojmë. Nesër s’duhet të humbim, ne kemi forcën dhe strategjinë tonë, fusha do e tregojë çfarë kemi punuar.

Është një skemë klasike ku çdo lojtar e ndjen veten komod. Me skemën 3-5-2 nuk kemi arritur aty ku duhet. Ne mund të bëjmë edhe më mirë. Ne jemi një Kombëtare e vogël dhe çdo lojtar është i rëndësishëm. Këta janë lojtarët, nuk fokusohem tek ajo që na mungon por tek ajo që kemi. Jemi një grup që mbështetemi, duke qenë bashkë dhe me harmoni do futemi në fushë dhe të bëjmë më të mirën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy