Dorjan Kërçiku është lojtari më i ri i Dinamos. Mbrojtësi i djathtë pasi mbylli aventurën te Laçi, ka vendosur të rikthehet në kryeqytet, teksa ka firmosur me blutë. Kërçiku bëhet kështu zyrtarizimi i 4-t te Dinamo, pasi më parë janë afruar edhe Patrik Bardhi, Xhuliano Skuka dhe Aleksandar Sofranac.
Pas një sezoni të vështirë me Laçin, në të cilin e shoqëruan probleme të shumta, 27-vjeçari ka vendosur të ndryshojë skuadër dhe do të vihet nën urdhrat e trajneri Bledi Shkëmbi. Kërçiku e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Skënderbeut, Tiranës, Partizanit dhe së fundmi te Laçi.



