Ish-lojtari i Partizanit, Labiont Ibrahimi është bërë me skuadër të re. 35-vjeçari ka firmosur ditën e sotme me Malishevën, skuadër që militon në Superligën e Kosovës.
Pasi vendosi të largohet nga Arbëria, Ibrahimi do të vazhdojë karrierën në një tjetër skuadër kosovare.
Ka qenë vetë klubi i Malishevës, që ka zyrtarizuar marrëveshjen me mbrojtësin veteran.



