
Trajneri Nevil Dede është shprehur se te Partizani ka krizë rezultatesh. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, tekniku kryeqytetas duke komentuar situatën te skuadra e kuqe, ka thënë se lojtarët e afruar në merkato kanë ardhur shumë vonë.
“Partizanin do e shikoj më lart, në fillimin e sezonit. Lojtarët kanë ardhur me vonesë. Është ekipi që u formua më vonë për këtë sezon. Daja tani po lëviz me modulet. Me një rezultat pozitiv, do flisnim ndryshe për Partizanin. Të kuqtë kanë luajtur me skuadrat që janë lart në renditje. Në 3-4 ndeshje, gabojnë në mbrojtje. Këto problematika e kanë sjellë këtu Partizanin. Ka një krizë rezultatesh. Daja po mundohet që të gjejë modulin e duhur. Unë mendoj se pa mbaruar faza e parë nuk duhet të rrezikohet me trajnerin.”, u shpreh Dede.



