Pogradeci me një këmbë në Kategorinë e Parë, barazim me shije fitoreje ndaj Luftëtarit

Pogradeci me një këmbë në Kategorinë e Parë, barazim me shije fitoreje ndaj Luftëtarit

Nuk prodhoi fitues supersfida e Kategorisë së Dytë në grupin B, mes Luftëtarit dhe Pogradecit, e cila u mbyll në barazim 1-1.

Megjithatë ky barazim është si fitore për skuadrën liqenore, pasi ruan vendin e parë, me një pikë më shumë dhe në ndeshjen e fundit, do të kërkojë ngjitjen matematikisht në Kategorinë e Parë.

Jurgen Peqini, kaloi në avantazh Pogradecin në minutën e 50-të, ndërsa Mirani barazoi shifrat në minutën e 68-të.

Në rast se Pogradeci, fiton ndeshjen e fundit në shtëpi me Turbinën, siguron ngjitjen një kategori më sipër, ndërsa te Luftëtari, shpresojnë te mrekullia për javën e fundit, në të kundërt, do të kërkojnë ngjitjen nga play off.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy