Vdekja e Maradonës, prokurorët: Të gjykohen mjekët për vrasje

Vdekja e Maradonës, prokurorët: Të gjykohen mjekët për vrasje

Prokurorët që po hetojnë vdekjen e Diego Maradonës në Argjentinë kërkuan që stafi mjekësor që kujdesej për të, të gjykohet për vrasje.

Kërkesa u bë nga prokurorët, të cilët thanë se “lëshimet” dhe mos trajtimi i duhur i tetë profesionistëve shëndetësorë përgjegjës për kampionin e futbollit, e vendosën atë në një “situatë pafuqie”, duke e braktisur “në fatin e tij” gjatë shtrimit në spital, sipas një dokumenti gjyqësor të cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve Telam.

Maradona vdiq në moshën 60-vjeçare nga një krizë kardiorespiratore më 25 nëntor të vitit 2020, në shtratin e tij mjekësor në një rezidencë në veri të kryeqytetit argjentinas, ndërsa po rikuperohej pas një ndërhyrje neurokirurgjie.

Neurokirurgu dhe mjeku i familjes Leopoldo Luque dhe psikiatri Agustina Cosachov janë duke u hetuar për vdekjen e Maradonës, pasi cilësohen si përgjegjësit kryesorë për shëndetin e ish-futbollistit.

Të akuzuar janë edhe psikologu Carlos Diaz, koordinatorja mjekësore Nancy Forlini dhe koordinatori i infermierisë Mariano Perroni, infermierët Ricardo Almiron, Dahiana Madrid dhe mjeku klinik Pedro Pablo Di Spagna.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy