Eliminimi nga Conference League, Shehi: Pengu është ndeshja e parë

Eliminimi nga Conference League, Shehi: Pengu është ndeshja e parë

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli për MCN TV, pas eliminimit në turin e dytë të Conference League.

Tekniku i të kuqve, deklaroi se peng ishte ndeshja e parë me Iberian, ku Partizani u mposht 2-0.

Sipas tij, skuadra ka nevojë për ndërhyrje në merkato, për të qenë gati për kampionatin.

Dy ndeshjet janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ndeshja e parë na kryqëzoi dhe na futi në vështirësi në ndeshjen e dytë. Pengu është ndeshja e parë. Morëm një gol që mund ta evitonim dhe pastaj kartoni i kuq. Sot u përpoqëm me të gjitha forcat, dua të gjej rastin të komplimentoj ccunat, edhe pse me mungesa dhe mangësi të mëdha. Futëm Bytyccin në krahun e djathtë.

Nuk jam përgjegjës për afrimet, kemi nevojë për ndërhyjre, sepse na duhen lojtarë. Maguette me shumë mundësi do largohet, Muaratj u largua. Kemi nevojë për afrime. Ana psikologjike nuk duhet të jetë e ulur.

Na duhen edhe 2 lojtarë krahësh. Gjithë vitin luhet për të ardhur këtu, kur ke kështu problematikash, eliminohesh në turin e dytë. Gjithsesi nuk duhet t’i ngarkojmë psikologjikisht çunat, sikur u bë hataja. Duhet të konfigurohemi për kampionatin dhe të vazhdojmë punën. 

Kemi luajtur 4 ndeshje në Europë dhe kemi pësuar 4 gola të lehtë, që për mua janë pengje. Individët edhe gabojnë, por gabuam në parim, në vendosje. Pësuam dy gola të evitueshëm në Gjeorgji. 

Kur mbaroi kampionati bëmë kalkulim ku na duheshin lojtarë, tani na doli problemi i mesfushës. Na mbetet për obligim të përforcohemi edhe në qendër të mbrojtjes. Nuk jemi të qartë sa do të mungojë Preka. 

Emergjenca në ndodh në mesfushë. Duhet të plotësojmë skuadrën. Rrapaj është lojtari më i mirë në Shqipëri. Ishte lojtari i momentit, nuk doja që të mungonte në këto ndeshje të rëndësishme. Ka shumë cilësi, është lojtari jonë kryesor. 

Nuk është gjë e mirë që skuadrat eliminohen që në turn të parë. Nuk ka nivel të dobët në Europë. Kaluam një turn duke qenë dominant, do të donim të bënim maksimumin që të kalonim edhe një turn tjetër. Gjithë ekipet shqiptare duhet të risin cilësinë. Në botë nuk ka më skuadra të vogla. Të gjitha luajnë futboll dhe marrin lojtarë cilësore. Ka lëvizje të mëdhaja, ikim 5 vijnë 6. Të rrisim cilësinë dhe të kemi më shumë durim dhe vazhdimësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy