Emri i ish-sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Igli Tares u shfaq kohët e fundit në sfondin e drejtorit sportiv për Milan-in dhe duket se ai është favorit për të qenë kandidati i zgjedhur,
Gazetari sportiv Uvil Zajmi, për “MCN informacion” numëron faktet se pse Tare tashmë është në avantazh për t’u emëruar drejtor sportiv i Milanit.
Sigurisht do të ishte një ngjarje e madhe jo vetëm për personazhin Igli Tare poshtu dhe për në.
Ajo që mund të them është se situata që po kalon Milani është një situatë delikate, jo normale për historinë e klubit. Rezultatet, dalja nga kupat e Evropës, situatat aspak pozitive parë në aspektin financiar, stadiumi, pra merkatoja, disa probleme të kësaj natyrë kanë detyruar presidentin të thërras në urgjencë stafin e tij, të parin Ibrahimoviç, që e ka njeriun më të besuar, dhe për të krijuar një Milan të ri për sezonin që do vijë. Bëhet fjalë për zgjedhjen e stafit të ri drejtues. Dhe njeriu më kryesor besoj se është drejtori administrativ dhe teknik i kësaj skuadre.
Me largimin e drejtorit teknik, kandidatët për të marrë drejtimin teknik administrativ janë tre, Igli Tare, Fabio Paratichi dhe Roberto Betti, për të përcaktuar se cilat janë alternativat finale.
Takimi në Amerikë mes Kardinales dhe Furlanit do të jetë deciziv, aty do te vendoset se kush do jetë, mundet edhe të jetë projektuar. Igli Tare është në 'pole-position', flitet se Tare është pothuajse i përzgjedhur dhe deri nesër do të merret vendimi final.
Igli plotëson kriteret në mënyrë absolute duke referuar moshës, një moshë optimale 53 vjeç, për të marrë drejtimin e një skuadre të tillë. Mbi 18 vjet drejtues teknik, administrator te Lacio, pra, një protagonist në Serinë A, një njeri i diplomuar të drejtorit teknik.



