
Në orët e fundit tek Real Madridi është hedhur një hap i suksesshëm në lidhje me merkaton verore.
Bernardo Silva ka vendosur të jetë pjesë e ‘’ Los Merengues ‘’ deri në qershorin e 2028-tës.
Luzitani ka gjetur në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ bashkombasin Jose Mourinho, ishi i kryeqytetasve dhe njëkohësisht një ndër më të mirët në botë në këtë profesion.
Për 31 vjeçarin është fillimi i një eksperience e cila natyrisht do të jetë tejet sfiduese sepse tek gjigandët e Europës dhe jo vetëm duhet të japësh gjithmonë maksimumin ose në të kundërt të takon të ngrohësh stolin.
Thuhet se Florentino Perezit i ka kushtuar kjo marrëveshje rreth 40 milionë euro nga i cili priteshin hapa të tillë.
Eksperienca e ishi-t të Monacos është e konsiderushme si në nivelin sportiv ashtu edhe në aspektin e titujve.
Me ‘’ Qytetarët ‘’ arriti ti fitojë të gjithë trofetë e mundshëm nën drejtimin e Pep Guardiolas.
Edhe Barcelona bashkë me Atletico Madridin ishin pretendentë seriozë por në fund kanë fituar ‘’ Galaktikët ‘’.
Nëse i referohemi pozicionit në fushe Bernardo Silva mund të aktivizohet si organizator, ekstrem ose pas dy sulmuesve, cilësi të cilat ja rrisin automatikisht vlerat.
Sezoni vijues për Real Madridin do të jetë shumë i rëndësishëm, kryesisht për të hedhur pas krahëve disfatat e të kaluarës dhe për të rikuperuar terrenin humbur, nën drejtmin e ‘’ The Special One ‘’.



