
Rendimenti për tu duartrokitur tek Rennes, e ka shëndërruar Lovro Majernin në një opsion interesant për klubet e elitës.
Kroati prej shumë kohësh vijon të ndiqet me kujdes , lojtar i cili sipas specialistëve konsiderohet ‘’ Modrici i ri “.
Real Madridi , Barcelona , Atletico Madridi, Juventusi dhe Arsenali e kanë dhënë sinjalin për 24 vjeçarin por sipas ‘ Daily Mirror ‘ francezët pretendojnë minimalisht 49 milionë euro për Lovro Majerin.
Si duket në këtë histori ‘’ Topchinjtë ‘’ e Londrës janë të avantazhuar pasi kanë vendosur ti përmbushin pritshmëritë e francezëve dhe parashikohet se në verën e ardhshme do të luftojnë fuqishëm për ta transferuar në ‘’ Emirates ‘’.
Historia sapo ka filluar sepse çdo ekip do të bëjë maksimumin për ishi-n e Dinamo Zagrebit i cili zor se mund të vijojë tek Rennes me pretendentë të tillë.



