Jonathan David, i preferuari i Pochettinos për sulmin

Jonathan David, i preferuari i Pochettinos për sulmin

Tek Chelsea ka filluar të punohet intesivisht në lidhje me merkaton e verës, skuadër e cila ende nuk po e rikuperon terrenin e humbur.

Sulmi vijon të jetë prioritet për të ardhmen, repart për të cilin po analizohen disa alternativa.

Jonathan David është shëndërruar në të preferuarin e trainerit Mauricio Pochettino, i cili e përfundon kontratën me Lillen në 30 qershorin e 2025-sës.

Francezët ia kanë bërë të qartë ‘’ Bluve të Londrës ‘’ se nuk do ta lejojnë largimin e kanadezit për më pak se 70 milionë euro.

Ecuria e kryeqytetasve vijon të lërë për të dëshiruar në Premier League, skuadër shumë larg paraqitjeve të së kaluarës.

Për Jonathan David është interesuar edhe Bayern Muncheni gjatë merkatove, por Chelseat i duhet më patjetër transferimi i një qendërsulmuesi në ‘’ Stamford Bridge ‘’.

24 vjeçari numëron 11 gola dhe 5 asiste në 27 sfidat e sezonit aktual, një ndër më të rëndësishmit në skemat e trainerit Paulo Fonseca.

Një kalim në Angli, sidomos tek një ekip si Chelsea, pavarësisht situatës të nderlikuar, mund të perceptohet një sukses në karrierën e Jonathan David, i cili po zhvillon sezonin e katërt me ish fituesit e Ligue 1.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy