Milani pretendon Milinkovic – Savic

Milani pretendon Milinkovic – Savic

Pavarësisht sezonit të shkëlqyer që është duke realizuar Milani konsideron se duhet të përmirësohet edhe me shumë gjatë merkatos verore.  

Faza e dytë e cila perceptohet  si pjesa më determinante e sezonit ia ka përforcuar idetë drejtorit sportiv Paolo Maldini se duhet të afrojë elementë që ofrojnë siguri në mesin e fushës për ta bërë më funksional gjatë sezonit të ardhshëm. 

Kjo çështje ia ka pozicionuar vëmendjen tek serbi Milinkovic Savic që nuk ka të ndalur me prezantimet dinjitoze tek Lazio. Kuqezinjtë janë shumë të vendosur për 26-vjeçarin, por nuk duhet lënë mënjanë se për shërbimet e tij do të luftojë edhe Interi me Juventusin.

Një situatë e tillë nënkupton një vështirësi të dukshme për 18 herë kampionët e Serisë A, por nga ana tjetër dikton një të ardhme të shkëlqyer për nxënësin e Simone Inzaghit në kontinentin e vjetër. 

 E kaluara me siguri i ka dhënë një leksion shumë të vlefshëm Milanit sepse nuk arritën ta konkretizonin transferimin e serbit në "San Siro" përkundrejt shifrës së 100 milionë eurove, histori që ka vendosur të mos e lërë me kaq.

Rikuperimi i dukshëm i figurës që ka bërë Milani gjatë këtij sezoni që për hir të së vërtetës deri më tani ka rezultuar brilant parashikohet se do të merret seriozisht në konsideratë nga Sergej Milinkovic – Savic sepse për më tepër bëhet fjalë për një ndër ekipet më prestigjozë të Europës pavarësisht luhajteve të njëpasnjëshme të pësuara gjatë viteve të fundit.  

Kandidatura për të fituar Serinë A dhe gjithashtu përfshirja pothuasje e sigurtë në Uefa Champions League sezonin e ardhshëm mbetet asi nën mëngë i kuqezinjve për të tentuar transferimin në Milano të mefushorit të mirënjohur.

33 ndeshjet e zhvilluara me bardhekaltërit në të cilat ka gjetur në 6 raste rrugën e rrjetës dhe ka shërbyer me 7 të tjerë për shokët e skuadrës duke mos anashkaluar për asnjë moment kualitetin e jashtëzakonshëm në fushën e lojës e bëjnë edhe më tërheqëse figurën e Sergej Milinkovic – Savic dhe ia shton kreditet për të lënë të famshmin "Olimpico" gjatë merkatos verore.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy