Sulmuesi shqiptar, Giacomo Vrioni, vazhdon të shkëlqejë në SHBA, aty ku është pjesë e skuadrës së Major League Soçer, New England Revolution.
25-vjeçari shënoi golin e vetëm, në humbjen 3-1 ndaj Orlando City. Sulmuesi zhbllokoi sfidën në minutën e 23-të, por rezultati u përmbys në pjesën e dytë.

Goli ndaj Orlando City, ishte i gjashti për Vrionin në gjashtë ndeshjet e fundit, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme.



