PSG vazhdon me përforcimet në merkato. Kampionët e Francës, kanë zyrtarizuar këtë të premte, afrimin e mesfushorit, Manuel Ugarte. 22-vjeçari vjen nga skuadra e Sporting Libsona, në arkat e të cilëve u paguan rreth 60 milionë euro, sa ishte edhe klauzola. Ugarte ka firmosur një kontratë pesë vjeçare dhe do të vihet menjëherë në urdhrat e trajnerit Luis Enrique. Mesfushori uruguaian është afrimi i tretë për PSG në merkato, pas Milan Skriniar dhe Marco Asensio.



