Shtyhen dy ndeshje të La Liga, Real Madrid dhe Atletico Madrid nuk zbresin në fushë në fundjavë

Shtyhen dy ndeshje të La Liga, Real Madrid dhe Atletico Madrid nuk zbresin në fushë në fundjavë

Federata spanjolle ka vendosur të shtyjë dy ndeshje të La Liga-s, të vlefshme për javën e nëntë në këtë kampionat. Sfidat Granada-Atletico Madrid dhe Real Madrid-Athletic Bilbao, ishin planifikuar për të dielën në orën 18:30, por nuk do të luhen.

Është vendosur që këto dy ndeshje të shtyhen për një datë tjetër, e cila ende nuk është bërë e ditur. Shkak për këtë janë bërë ndeshjet që do të luhen në Amerikën e Jugut, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Skuadrat e sipërpërmendura kanë shumë futbollistë të angazhuar me kombëtaret në Amerikën e Jugut dhe për këtë arsye u vendos që ndeshjet të shtyhen. Kujtojmë që pak javë më parë edhe dueli mes Sevillës dhe Barcelonës u shty për të njëjtën arsye.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy