Antonio Conte është trajneri më i ri i Tottenham. Klubi londinez nuk ka vonuar shumë dhe pas shkarkimit të Espirito Santo ditën e djeshme, sot ka prezantuar trajnerin e ri.
Conte rikthehet në stolin e në stolin e një skuadre pas 6 muajve pushim, kur u largua nga drejtimi i Interit në fund të sezonit të kaluar.
Trajneri italian ka firmosur me Tottenham deri në qershor të vitit 2023, me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër, teksa do të përfitojë 18 milionë euro bruto në vit.
Conte rikthehet kështu ne Premier League, aty ku në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadrën e Chelsea, me të cilët në sezonin 2017-2018 fitoi edhe titullin kampion.
✍️ We are delighted to announce the appointment of Antonio Conte as our Head Coach on a contract until the summer of 2023, with an option to extend.
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) November 2, 2021



