
E ardhmja e Eduardo Camavingas tek Real Madridi vijon në pikpyetje.
Mesfushori nuk e ka të garantuar qëndrimin, të cilit asnjëherë nuk i kanë munguar pretendentët.
Manchester United është një nder ta duke qenë se traineri Michael Carrick e vlerëson në maksimum francezin.
Dëmtimet, ulje-ngritjet në lidhje me performancat dhe prapakohët gjatë sezonit të shkuar sigurisht nuk tolerohen tek të ashtuquajturit ‘’ Galaktikët ‘’.
Avram dhe Joel Glazer janë gati të ofrojnë rreth 60 milionë euro për 23 vjeçarin, i cili në mënyrën si luan mund të adaptohet fare lehtë tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’.
Tek Eduardo Camavinga spikasin shpejtësia, teknika, të qënit shumë luftarak dhe gjithashtu shquhet për rikuperimin e shpejtë të topave.
Tek 20 herë kampionët e Premier Leagues mungojnë prej kohësh titujt dhe projekti i tyre ambicioz ka të bëjë pikërisht me rikthimin në kohët e arta.
Duhet theksuar se i mbetet në dorë lojtarit të lindur në Cabinda të Angolas për të vendosur nëse do të vijojë tek ‘’ Los Merengues ‘’ apo do të transferohet në ‘’ Old Trafford ‘’.



