
Në verën e 2020-tës Federico Chiesa u konsiderua një ndër transferimet më cilësore të Juventusit por dëmtimi i pësuar në gju nuk e ka lejuar italianin të japë maksimumin në fushën e gjelbër. Në kohët e fundit kanë filluar të qarkullojnë zëra në kampin e bardhezinjve për një largim të mundshëm të ishi-t të Fiorentinës për të cilin po insiston Chelsea. Eksperienca e sulmuesit në tre sezone me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ përmblidhet në 22 gola dhe 17 asiste në 94 sfida dhe duke ditur se ish rekordmenët e Scudettos nuk do të marrin pjesë në kompeticionet europiane në sezonin vijues, ndoshta historia do të marrë një tjetër rrjedhë gjatë ditëve të mbetura në këtë merkato. Mauricio Pochettino e vlerëson shumë 25 vjeçarin , i cili me aftësitë e tij mund ti shtojë rezultatet në metrat e fundit, tek një skuadër që pas shumë vitesh nuk mundi të kualifikohet për në Europë.



