Inter mendon shkëmbimin me Ajaxin

Inter mendon shkëmbimin me Ajaxin

 Pas atij episodi të trishtë në Europian, për mesfushorin Christian Eriksen është shfaqur drita në fundin e tunelit .  Danezi nuk mund të aktivizohet më në Itali dhe rruga është e lirë për të shijuar vitet e mbetura në një tjetër skuadër .

 Me shumë gjasa  29 vjeçari do të rikthehet tek Ajaxi , aty ku mori shumë famë .Kryeqytetasit e vlerësojnë eksperiencën e 29 vjeçarit dhe sipas ‘ Tuttosport ‘ kanë vënë në dispozicion të Interit  portierin Andre Onana i cili duket se nuk do të rinovojë kontratën me gjigandët e Eredivisie dhe italianët nuk duan ta humbasin këtë mundësi .

 Kamerunasi e mbaron kontratën në ‘’ Johan Cruyff Arena ‘’ në fundin e sezonit   dhe Interi mezi po pret hapjen e merkatos së janarit për ta transferuar në Milano , aty ku do të gjejë një ambjent kampionësh dhe për më tepër ky moment do të shënonte një hap shumë të rëndësishëm në karrierë .

 Në rastin e nordikut , momentalisht është një ndër lojtarët me pagë më të lartë tek kampionët në fuqi të Serisë A dhe fakti se nuk mund të luajë më në Itali e ka bërë Interin ta vlerësojë këtë opsion dhe të fuqizohet me një element cilësor në kuadratin e bardhë .

37 vjeçarit Samir Handanovic parashikohet se nuk i mbetet edhe shumë kohë në fushat e blerta dhe 25 vjeçari konsiderohet një siguri poshtë tre shtyllave .

Në Milano shpresohet që gjërat të vihen në vijë sepse një skuadër e niveleve të tilla është e detyruar të jetë në lartësinë e duhur për të provuar se fitimi i kampionatit të 19-të nuk ishte thjesht rastësi por një meritë absolute e saj .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy