Al- Hilal , interes për Joao Felix

Al- Hilal , interes për Joao Felix

Pavarësisht pretendentëve në kontinentin e vjetër , si Aston Villa, Manchester United, Paris St Germain apo Barcelona, për Joao Felix së fundmi është interesuar edhe Al- Hilal. Në këtë merkato arabët kanë arritur marrëveshjen me lojtarë cilësorë si Edouard Mendy, Kalidou Koulibaly dhe Sergej- Milinkovic Savic dhe portugezi është emri rradhës që po qarkullon në kampin e kësaj skuadre. Chelsea do të ketë një shans që s’duhet humbur për tu fuqizuar, pasi siç dihet ofertat kanë rezultuar tejet bindëse deri më tani, arsye e mjaftueshme për shumë lojtarë për të startuar një tjetër eksperiencë larg Europës. Sigurisht oferta parashikohet e majme nga drejtuesit e Al- Hilal por duhet parë se çfarë do të ndodhë në ditët vijuese me të ardhmen e 23 vjeçarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy