Barcelona peshkon tek Villareal

Barcelona peshkon tek Villareal

 Barcelona  mbetet e qartë drejt pistës për gjetjen e një portieri që do ti plotësojë kërkesat e të qënit pjesë e saj .  Sipas Sport katalanasit janë ndalur tek Marc Vidal që mbron ngjyrat e Villarealit .  21 vjeçari cilësohet si një ndër perlat e të ardhmes në Primera Division sepse i ka hedhur hapat drejt suksesit dhe është në pritje të shansit  qe do ti japë Unay Emery për vendin e titullarit  tek ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’. Spanjolli ka kaluar  një proçes brilant në ekipet zinxhirë të  Spanjës në kategorinë e sub 16,  17 , 18 dhe 19 vjeçarëve   dhe tani i ka ngelur të përshkruajë rrugën pozitive me  gjysëmfinalistin e Europa Leagues . Talentë të tillë  në shumicën e rasteve pretendohen nga shumë skuadra dhe rasti i Marc Vidal nuk mund të përjashtohet sepse pas derës po fërkon  duart  edhe Real Madridi , Sevilla , Levante dhe Mallorca .   Kontrata e gardianit  është e vlefshme deri në qershor  por  duhen pare zhvillimet e mëtejshme .  Ky opsion vijon të vlerësohet maksimalisht nga ‘’ Blaugranët ‘’  sidomos pas faktit se portieri i dytë Neto Murara mund të përshëndetet me ‘’ Camp Noun ‘’  shumë shpejt .  Katalanasit kanë filluar lëvizjen e gurëve  për ti gjetur  një skuadër  që do të jetë e gatshme të derdhë në arkën e tyre 10 milionë euro , e vlerësuar nga Transfermarkt.  Edhe pse  kontrata e tij  mbetet në fuqi deri në 2023-shin prapa derës janë në pritje  edhe Arsenali me Juventusin që e shikojnë si shans të vyer transferimin e Marc Vidal për ti dhënë freski kuadratit të bardhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy