
Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, deklaroi për “MCN TV”, se barazimi ndaj Vllaznisë, ishte rezultat i drejtë, për atë që skuadrat treguan në fushë.
Deliallisi tha se skuadra e tij është ndërtuar me sakrifica, por shtoi se ka besim se mund t’ia dalin këtë sezon.
Për mënyrën si shkoi loja, mendoj se është rezultati më i drejtë. Për 30 minuta e dominuam totalisht kundërshtarin. Pas daljes së Mihanës, nuk kishim pikë referimi. Bëmë edhe zëvendësim të detyrueshëm për shkak të dëmtimit të Zekës. Vllaznia luajti në Confrerence League, ndërsa ne jemi bërë në fund. Rendimenti ra nga fundi. Falënderoj lojtarët për sakrificën e bërë.
Unë i kam kërkuar drejtuesve edhe një sulmues. Mungesa e tij u ndje edhe sot. Atë rol po e mbulon Mihana, që po bën shumë mirë. Jemi ndërtuar me shumë sakrifica, por mendoj se mund t’ia dalim. Mendoj se mund të vijë edhe një sulmues tjetër.
Ndryshimi i skemës? Edhe unë mendova që të kërkoja gjerësinë e Vllaznisë, pasi luan me dy krahë që i mban shumë të hapur. Mendova të ruaj gjerësinë.



