Chelsea menjanon dy lojtarë

Chelsea menjanon dy lojtarë

Chelsea vijon i  paluhatur rrugën   drejt   perfeksionimit të disa detajeve që do ti shërbejnë sezonit të ardhshëm .  Thomas Tuchel vijon të shpresojë në firmosjen me lojtarë të kalibrit si Pjanic , Erling Haaland  dhe Sergio Ramos por   gjithashtu e ka kthyer kokën mbrapa  me objektivin e  spastrimeve .  Në horizont kanë dalë emrat e Victor Moses dhe Billy Glimour  të cilët nuk llogariten nga traineri gjerman dhe  ‘’ Blutë e Londrës ‘’ i kanë treguar daljen nga ‘’ Stamford Bridge ‘’. 

 Sulmuesi nigerian do ti japë lamtumirën kryeqytetasve pas 9 vitesh  gjatë të cilave është huazuar në ekipe si  Fenerbahche , Stoke City , West Ham dhe Inter .   30 vjeçari do të largohet me kokën lart nga Chelsea sepse ka kontribuar  mjaftueshëm në 128 ndeshje të cilat  përmblidhen me  fitimin e një Fa Cup , Europa League dhe  Premier Leagues  .  Tashmë Victor Moses do të udhëtojë drejt Rusisë për tu  bërë  pjesë e Spartak Moskës.  Fakti se ishte i huazuar në pjesën e dytë të sezonit te kaluar parashikohet se do t’ia lehtësojë eksperiencën  sepse e njeh me detaje se si funksionojnë kryeqytetasit  me të cilët do të  luajë  në Uefa Champions Leagues . 

Së dyti është Billy Glimour . 20 vjeçari  do të huazohet tek Norwich City për të marrë eksperiencën e duhur me shpresën se  në një të ardhme të afërt do të vihet nën urdhërat e Thomas Tuchel .  Me rikthimin në Premier League ‘’ Kanarinat ‘’ besojnë se transferimi i skocezit në  ‘’ Carrow Road ‘’ do të rezultojë një hap pozitiv për përballimin e sezonit .

 Fakti i aktivizimit tek Chelsea i ka shkaktuar shumë entuziazëm sidomos  pas fitimit të Champions Leagues dhe numëron  14 ndeshje të luajtura  . Kjo pistë cilësohet tepër motivuese  për një lojtar që duhet të bëjë shumë për tu rikthyer edhe më i fortë në të ardhmen , në një skuadër që mbetet një kockë e fortë në çdo kompeticion pjesmarrës .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy