Tahiri: Katër ekipet që do luajnë në Europë kanë mundësinë të marrin lojtarët më të mirë

Tahiri: Katër ekipet që do luajnë në Europë kanë mundësinë të marrin lojtarët më të mirë

Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për lëvizjet e trajnerëve te skuadrat shqiptare. Sipas Tahirit, ekipet e para, që do të luajnë në Europë, kanë mundësinë të marrin lojtarët më të mirë në Shqipëri. "Mesa kam parë unë, Dinamo e ka konfirmuar trajnerin Dritan Mehmeti. Nuk e di nëse po lobohet për trajner tjetër. Ekipet që do të luajnë në Europë, i kanë konfirmuar trajnerët dhe kjo është gjëja më e mirë. Ekipet e tjera, duhet të zgjedhin trajnerët, për të ndërtuar skuadrën për sezonin e ri. Shpresoj që Dinamo ta konfirmojë zyrtarisht trajnerin dhe të ecin përpara për përgatitjet e sezonit të ri. Kryesorja është që ekipet e para që kanë konfirmuar trajnerët, e kanë më të favorshme për të marrë lojtarët brenda Shqipërisë. Katër ekipet e para i kanë mundësitë për të marrë lojtarët më të mirë. Partizani, Tirana dhe Egnatia, nëse shikon merkaton, janë më të shumta afrimet sesa largimet.", deklaroi Tahiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy