
Duke filluar nga ora 21:00, Benfica pret Interin, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Champions League.
Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që kërkojnë me çdo kusht të kualifikohen për në gjysmëfinale.
Sa i përket formacioneve, mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, do e nisë këtë ndeshje nga stoli, pasi trajneri i Interit, ka preferuar të tjerë përpara tij, pavarësisht mungesave të rëndësishme.
Formacionet zyrtare
Benfica: Vlachodimos, Gilberto, Silva, Morato, Grimaldo, Chiquinho, Florentino, Joao Mario, Aursnes, Rafa Silva, Ramos.
Inter: Onana, Bastoni, Acerbi, Darmian, Dimarco, Mkhitaryan, Brozovic, Barella, Dumfries, Dzeko, Lautaro Martinez.



