Paris St Germain, gjen mbrojtës tek Bournemouth

Paris St Germain, gjen mbrojtës tek Bournemouth

Siç dihet një ndër protagonistët e merkatove vijuese pritet të jetë Paris St Germain.

 ‘’ Les Pariziens ‘’ liderohen nga Nasser Al Khelaifi i cili ndër vite ka dhënë maksimimin gjatë kësaj periudhe. 

Edhe në atë të dimrit s’do të bëjë asnjë përjashtim duke qenë se traineri Luis Enrique konsideron se skuadra duhet të përforcohet në disa reparte, kryesisht në prapavijë. 

Për këtë arsye Bafode Diakite është përfshirë në listën e ‘’ Luchos ‘’, i cili po impresionon në rradhët e Bournemouthit. 

24 vjeçari u transferua gjatë verës nga Lilla në Premier League dhe në pak kohë ka nisur ta shpërblejë besimin e trainerit Andoni Iraola. 

Lojtari nga Tuluza mund të luajë në disa pozicione të mbrojtjes, ç’ka e bën edhe më të preferuar nga ish-i i Barcelonës, falë të cilit kryeqytetasit e fituan Champions Leaguen për të parën herë në sezonin e shkuar, ëndërra e presidentit nga Katari.

 Numri një i stolit beson se kuq e blutë do të kenë më tepër siguri gjatë sfidave duke qenë se mënyra se si luan Bafode Diakite përputhet mjaft mirë me skemat e asturianit. 

Natyrisht rendimenti optimal ka ndikuar në mënyrë direkte në rritjen e vlerës së kartonit dhe parashikohet se shifra që do të pretendojë presidenti Bill Foley do ti tejkalojë 40 milionë eurot. 

Sipas ekspertëve nëse do të vijojë me këto ritme qëndrimi në ‘’ Dean Court ‘’ do të jetë tejet i vështirë sepse lista e pretendentëve cilësorë mund të zgjerohet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy