Mourinho pëlqen Nemanja Matic

Mourinho pëlqen Nemanja Matic

Pas David De Geas Jose Mourinho ka përzgjedhur përsëri skuadrën e  tij .  ‘’ The Special One ‘’ nuk ka preferuar të pushojë me objektivin e  shëndërrimit të Romës në një superfuqi. Intereseve të shumta i është shtuar edhe ai për Nemanja Matic.  Serbi është një lojtar me shumë eksperiencë në mesin e fushës dhe do ti ofronte një garanci për rritjen e rendimentit  .  Sipas raportimeve të ‘’ Tmw ‘’ 32 vjeçari kërkon të  rikuperojë rëndësinë që kishte dikur tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’. 

Ulja e Jose Mourinhos në stolin e ‘’ Verdhekuqëve ‘’ është jo vetëm për Nemanja Matic por edhe për shumë lojtarë të njohur një shans që nuk jepet dy herë dhe në rastin konkret do ti kushtohet rëndësia e merituar .  Me një kontratë  që do ta mbajë të lidhur me magjikun ‘’ Old Trafford ‘’ deri në 30 qershorin e 2023-shit nuk përjashtohet  mundësia që ti bashkohet projektit të Jose Mourinhos sepse është i vetëdijshëm se çdo të thotë të luash nën urdhërat e tij .  Protagonizmi i mëparshëm i  Nemanja Matic me Manchester United ka ardhur duke u zbehur dhe vlerësimi i 58 vjeçarit  shikohet si një impuls  për vazhdimin e karrierës. 

Revolucioni i italianëve është në proçes e sipër dhe  ishi i Portos e mbështet këtë tezë tek paraqitjet pozitive të Nemanja Matic në kohën kur drejtonte 20 herë kampionët e Premier Leagues .  Një pjesë domethënëse e këtij operacioni  është vlera e kartonit të mesfushorit  që arrin 10 milionë eurot që ndoshta do ti japë shansin për të zbarkuar në ‘’ Olimpico ‘’ gjatë merkatos  .  Gjatë këtij sezoni Ole Gunnar Solskjaer i ka besuar në 35 takime aftësive të Nemanja Matic por  nuk  e ka kënaqur norvegjezin dhe ndoshta largimi nga ‘’ Pallati i Endërrave ‘’ do të ishte zgjidhja e Manchester United   për kërkimin e alternativave bindëse .

  Perspektiva  e ndryshimit tek Roma  është shumë e qartë sepse traineri nga Setubal e ka treguar me intensitetin e deritanishëm sepse kërkesat e tij në çdo skuadër gjithmonë kanë qënë të larta .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy