
Zgjidhjet e Barcelonës në lidhje me merkaton tashmë dihen . Katalanasit e kanë të pamundur të përballojnë operacione të shtrenjta dhe janë të detyruar të kërkojnë lojtarë cilësorë me një çmim të përballueshëm .
Ky sezon mund të konsiderohet shumë fatkeq për spanjollët sepse pas shumë vitesh u eleminuan nga faza e grupeve në Champions League , situatë që flet për vështirësinë që po kalohet në Katalunjë .
Objektivi i tyre është fuqizimi në anën ekonomike , proçes që do të kërkojë kohën e vet dhe aktualisht kuq e blutë nuk mund të bëjnë investime potente.
Kjo arsye i ka çuar drejt Uruguajit, pikërisht tek Penarol , aty ku talentët janë të shumtë .
Sulmuesi Agustin Alvarez është një ndër ta , lojtar që në këtë sezon ka impresionuar me kryeqytetasit tek të cilët ka kontribuar me 23 gola në 40 ndeshje dhe gjithashtu është golashënuesi më i mirë i Copa Sudamericana me 10 gola .
Nëse kjo situatë analizohet në aspektin çmim- cilësi , ky lojtar është tepër interesant për një Barcelonë që do të kërkojë rritjen e produktivitetit në repartin e avancuar dhe vlera e kartonit prej 12 milionë eurosh nuk është aspak problem për spanjollët.
Megjithatë për fatin e tyre të keq do të përballen me Atleticon dhe Real Madridin të cilët gëzojnë një situatë ndryshe në çdo aspekt por s’duhet të humbasin as edhe një minutë kohë për të mos i dhënë mundësinë kundërshtarëve për ndonjë kundrasulm të fuqishëm që do ti linte në prapavijë ‘’ Blaugranët ‘’.



