Një ndeshje e organizuar në Serbi mes klubit të Regbisë së Tiranës me klubin serb Radnishki është ndërprerë në minutën e 20-të në pjesën e dytë. Sipas një reagimi të klubit shqiptar, lojtarët dolën nga fusha e lojës për shkak të gjykimit të arbitrit, të cilin e akuzuan se po tregohej i padrejtë në lojë.
Në lidhje me këtë, në edicionin e lajmeve në MCN TV, ka folur lojtari i Tiranës, Shaban Penxho. Ky i fundit u shpreh se gjykimi nga arbitri serb ishte i padrejtë dhe më tej shtoi se për të parandaluar edhe një sherr të mundshëm më të madh, vendosën të braktisin ndeshjen.
Intervista:
1-Çfarë ndodhi konkretisht në Serbi dhe ku po tregohej i padrejtë arbitri?
Penxho: Ndeshja u ndërpre në minutën e 20-të në pjesën e dytë. Arbitri po jepte disa vendime që na u duken të padrejta. Në pjesën e dytë një nga lojtarët kundërshtar, nisi një konlfik6 me një nga lojtarët tanë. Edhe në këtë rast, lojtarët kundërshtarë bënë një veprim të palejuar, por gjyqtari dha një dënim ndaj nesh. Kjo bëri që ne të merrnim vendimin për të lënë ndeshjen. Donim të parandalonim një incident më ta madh që mund të ndodhte gjatë lojës.
2-Arbitri ishte serb apo nga ndonjë shtet tjetër?
Penxho: Arbitri ishte serb.
3-Keni pasur komunikim me Komitetin e Superligës Ballkanike dhe çfarë dënimi rrezikoni për shkak të bojkotit të ndeshjes?
Penxho: Ne kemi bërë edhe një deklaratë zyrtare, ku kemi pranuar edhe pjesën tonë të fajin, për largimin nga ndeshja. Jemi në pritje të vendimit. Nuk mendoj se do të jetë një vendim që do të dënojë ekipin tonë për të ardhmen.
4-Sa i përket zhvillimit të sportit të Regbisë në Shqipëri, në çfarë faze jemi?
Penxho: Kemi zhvilluar një ndeshje në Korçë dhe tani është plani që të zhvillojmë një ndeshje edhe në Berat.



