
Sezoni i mrekullueshëm i Robin Le Normand po analizohet me kujdes nga skuadrat e elitës europiane. Fillimisht Real Madridi dhe tashmë Manchester United kanë filluar tratativat për ta larguar nga Real Sociedadi.
26 vjeçari premton shume për të ardhmen dhe drejtuesit e spanjollëve kanë përcaktuar afro 40 milionë euro për largimin e tij nga ‘’ Reale Arena ‘’.
Robin Le Normand tanimë është shëndërruar në një lojtar stabël edhe tek kombëtarja e ‘’ La Furia Rojas ‘’ , e cila së fundmi ka siguruar kualifikimin për në Europianin që do të zhvillohet në Gjermani.
Interesi i ‘’ The Red Devilsave ‘’ , sigurisht ia rrit ndjeshëm vlerat ishi-t të Brestit, i cili mund të vendosë për ‘’ Santiago Bernabeun ‘’ apo ‘’ Old Traffordin ‘’ gjatë merkatos së verës.
Potenciali i të dy pretendentëve në aspektin ekonomik i jep një lloj avantazhi për të firmosur me Robin Le Normand, shifër e cila s’përbën asnjë problem për ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ dhe ‘’ Galaktikët ‘’.



