Barcelona, interes për John Stones

Barcelona, interes për John Stones

Prej shumë vitesh tashmë një ndër problematikat më evidente të Barcelonës vijon të jetë reparti defensiv. 

‘’ Los Cules ‘’ kanë vuajtur jo pak pavarësisht se në shumicën e rasteve i kanë arrirë rezultatet pozitive. 

Merkatoja dimërore do të jetë një tjetër sfidë për Joan Laportan, i cili ka detyrën per ti përforcuar spanjollët, sidomos në mbrojtje.

 Faktikisht, drejtuesit kanë bërë me dije objektivin e rradhës dhe flitet për John Stones. 

Anglezi është pjesë e Manchester City-t prej një dekade, me të cilin ka zhvilluar më shumë se 280 sfida zyrtare, një statistikë që duhet marrë në konsideratë. 

Traineri Hansi Flick ia ka hapur dyert e ‘’ Camp Nout ‘’ duke qenë se e vlerëson eksperiencën e 31 vjeçarit dhe në vijimësi priten negociata ndërmjet palëve. 

Gjatë qëndrimit tek bardhekaltërit John Stones ka qenë i përzgjedhuri i Pep Guardiolas si titullar por fatkeqësisht në 18 muajt e fundit ka vuajtur disa dëmtime, të cilat nuk e kanë lënë të avancojë siç duhet. 

Kontrata e ishi-t të Evertonit me ‘’ Qytetarët ‘’ skadon në muajin qershor dhe pikërisht pritet një ofensivë nga gjigandët e La Ligas dhe jo vetëm, sidomos nëse i referohemi peripecive të viteve të fundit. 

Gjithsesi, nuk përjashtohet rinovimi i kontratës me John Stones, i cili mund të aktivizohet në disa pozicione dhe ky fakt do të përbënte një avantazh për Barcelonën. 

Rivaliteti brenda grupit vijon shumë i ashpër dhe faza e dytë e sezonit do të jetë përcaktuese për nxënësin e ‘’ Pep ‘’, i cili konsiderohet një ndër më kërkuesit dhe cilësorët në këtë profesion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy