Tre zëvendësuesit e mundshëm të Kane-s

Tre zëvendësuesit e mundshëm të Kane-s

Java e fundit ka rezultuar shumë e ndërlikuar për Tottenham Hotspurin. Çështja "Kane" ka fituar një peshë të madhe sepse anglezi ka hedhur një hap galopant në lidhje me të ardhmen.  Ashtu siç quhet ndryshe "Uragani" i ka komunikuar krerëve të klubit me në krye presidentin Daniel Levy se qëndrimi i tij në "White Hart Lane" do të varet automatikisht me klasifikimin e "Spursave" në Uefa Champions League për sezonin vijues sepse pretendimi kryesor i golashënuesit mbetet fitimi i trofeve në të ardhmen. Konkurrentët e anglezit janë shumë të fortë, ndër të cilët mund të përmendim Manchester City-n, Manchester United, Liverpool dhe Real Madridin, histori e cila i ka futur disi frikën londinezëve sepse e largon edhe më shumë 27-vjeçarin nga "White Hart Lane".

Gjithsesi, ekipit "The Whites" nuk i ka mbetur rrugë tjetër veçse të vihet në kërkim të opsioneve për ta zëvëndësuar ashtu siç duhet perlën e Kombëtares së "Tre Luanëve", të cilat konsiderohen shumë interesante. Kryesuesi i listës është Youssef En-Nesyri. Marokeni po zhvillon një sezon mbresëlënës në radhët e Sevillas dhe ka tërhequr vëmendjen e  Liverpoolit, Dortmundit dhe Manchester United.

 Së dyti përfshihet Donyell Malen. Holandezi i PSV Eindhoven e njeh me përpikmëri Premier Leaguen për shkak se formimin si profesonist e ka kaluar tek "Topchinjtë" e Arsenalit  dhe tashmë në moshën 22-vjeçare i plotëson të gjitha kushtet për të hedhur hapin e ëndërruar në drejtim të suksesit.

  Kësaj liste nuk mund t'i mungonte Alexander Isak. Gjiganti i Real Sociedad ofron një profil tërheqës për majën e sulmit dhe njëkohësisht do të rezultonte një operacion jo shumë i shtrenjtë për t'u realizuar.

Kualiteti i  treguar në fushën e lojës ia mban gjithmonë të hapur derën për ndërrimin e destinacionit në merkaton verore dhe një kalim i mundshëm në Londër do të konceptohej  një shtim pikësh për të ardhmen brilante që e pret .  Një motiv më tepër për drejtuesit e Tottenhamit për të mundësuar kalimin e suedezit është se kanë marrë ‘’ Ok ‘’ e numrit një të pankinës Jose Mourinho i cili e vlerëson shumë kontributin e dhënë me Real Sociedadin .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy