
Fuqizimi i sulmit është shëndërruar në një prioritet absolut për Barcelonën të cilës i duhet të shtojë cilësinë duke filluar nga sezoni vijues.
Merkatoja e janarit rezultoi një periudhë e rëndësishme pasi në ‘’ Camp Nou ‘’ u transferuan lojtarë si Aubameyang, Ferran Torres apo Adama Traore por Xavi Hernandez beson se katalanasve i duhen akoma elementë për të qenë në lartësinë e duhur në vijimësi .
Gjatë një mbledhje ditën e djeshme ndërmjet drejtorëve teknikë respektivë Mateu Alemany dhe Miguel Angel Gil Marin, sipas ‘ As ‘ u bisedua një shkëmbim ndërmjet Alvaro Moratës dhe Antoine Griezmann i cili ndodhet në cilësinë e të huazuarit tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’, operacion që nuk do ti kushtonte asgjë palëve të përfshira dhe do ti shërbente të ardhmes së tyre.
29 vjeçarit i përfundon huazimi tek Juventusi në fundin e sezonit dhe drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ kanë tentuar në mënyrë të pandërprerë për të ulur koston e blerjes së kartonit të spanjollit dhe Barcelona ka një shans ideal për ta transferuar në Katalunjë pasi Alvaro Morata karakterizohet si një lojtar tepër efikas dhe inteligjent në metrat e fundit dhe të habit atëherë kur se pret .
Tek ‘’ Los Cules ‘’ mund të shijojë një eksperiencë shumë të bukur duke qenë se e njeh shumë mirë këtë ekip pasi është përballur në të kaluarën por një vendim i tillë sigurisht s’do ti pëlqente aspak Real Madridit për shkak të rivalitetit me ‘’ Blaugranët ‘’.
11 gola dhe 8 asiste në 47 sfida ka arritur Alvaro Morata në sezonin aktual dhe si papritur mund të shëndërrohet në një ndër blerjet surprizë të Barcelonës gjatë merkatos verës .
Barcelona do të tentojë me çdo kusht të rifitojë vlerat e humbura dhe të rifutet në rangun e më të mirave edhe pse pa Lionel Messin i cili konsiderohet legjenda e këtij klubi i cili zor se do të kishte fituar aq shumë trofe në të kaluarën pa prezencën e argjentinasit .



