
Borussia Dortmund vazhdon me formën e mirë, teksa ka regjistruar fitoren e tetë radhazi.
Verdhezinjtë triumfuan pastër 4-1 ndaj Hertha Berlin, duke marrë një triumf me shumë vlera.
Golat e Adeyemi në minutën e 27-të, Malen në minutën e 32-të, Reus në minutën e 76-të dhe Brandt në minutën e 90-të, i dhanë 3 pikët Dormundit.
Me këtë fitore, skuadra e Terzic shkon në kuotën e 43 pikëve, po aq sa edhe Bayern Munich që kryeson renditjen.



