Manchester City, insiston për Musialan

Manchester City, insiston për Musialan

Mungesa e hapësirave tek Bayern Muncheni që prej mbërritjes së Thomas Tuchelit në ‘’ Allianz Arena ‘’, e ka vënë paksa në dyshim të ardhmen e Jamal Musialas.

Edhe pse cilësitë e tij nuk kanë nevojë për koment, ky fakt nuk e ndihmon në avancimin e mëtejshëm, referuar qëndrimit në Mynih.

Për hir të së vërtetës pretendentët për mesfushorin asnjëherë nuk kanë munguar dhe një prej tyre është edhe Manchester City.

Megjithatë, duhet theksuar se flitet për një komponent me shumë klas dhe ‘’ Qytetarët ‘’ për shërbimet e tij do ti masin forcat me Real Madridin.

21 vjeçari konsiderohet nga ekspertët një ndër më premtuesit në lidhje me të ardhmen, një referent edhe tek Gjermania e Julian Nagelsmannit.

 

Drupal Ad

 

 

 

Pavarësisht aspektit sportiv, pritet një përballje e ashpër edhe në atë ekonomik sepse si Real Madridi ashtu edhe bardhekaltërit vijojnë të spikasin.

Të pretendosh një lojtar me kualitetin e Jamal Musialas flet gjithashtu edhe për aspiratat e klubeve në fjalë, të cilët bashkjetojnë me suksesin në çdo sezon.

Me bavarezët ylli nga Stuttgarti e përfundoi sezonin e pestë, i cili spikati me 12 gola dhe 7 asiste në 38 sfida dhe momentalisht është i fokusuar tek Europiani me kombëtaren e ‘’ Panzerave ‘’ me të cilën shënoi një gol në fitoren kundër Skocisë.

Filozofia e ekipeve si Real Madridi, Manchester City por edhe të tjerë të elitës lidhet me faktin se asnjëherë nuk kanë të ngopur, i cili i ndihmon të afrojë lojtarët me emër, me qëllimin për të bërë ligjin në kompeticionet pjesëmarrëse në vijimësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy