
Sezoni jo i mirë i Liverpoolit po demostron se merkatoja e verës duhet të merret shumë seriozisht nga anglezët.
Distanca me titujt sa vjen edhe zmadhohet, fakt i cili konsiderohet shqetësues për ‘’ The Redsat ‘’ dhe tashmë drejtuesit kanë deklaruar emrin e rradhës , i cili mendohet se mund ta ndryshojë gjëndjen në repartin e mesfushës, më difektozi deri në këto momente.
Adrien Rabiot , eksperienca e të cilit me Juventusin nuk po shkon ashtu siç pritej do të jetë një ndër elementët për të cilët Liverpooli do të luftojë gjatë verës.
Pavarësisht se ka rikuperuar ndjeshëm në lidhje me të kaluarën , ky fakt nuk konsiderohet i mjaftueshëm për të vijuar me torinezët përtej sezonit aktual dhe Liverpooli ia ka hapur dyert e të famshmit ‘’ Anfield Road ‘’.
Traineri Jurgen Klopp beson tek potenciali i 27 vjeçarit , loja e të cilit e ka bindur për të qenë referent në të ardhmen tek Liverpooli , gjithmonë nëse negociatat do të kenë një fund të lumtur.
Adrien Rabiot mbetet një ndër të preferuarit e ishi-t të Borussia Dortmundit , i cili natyrisht po has vështirësi dhe është shumë larg asaj performance të shkëlqyer në të kaluarën , e konkretizuar edhe me fitimin e Champions Leagues .



