Legjenda e Man. United “shpërthen” në kritika ndaj Mourinhos (VIDEO)

Legjenda e Man. United “shpërthen” në kritika ndaj Mourinhos (VIDEO)

Kritikat ndaj trajnerit të Manchester United nuk kanë të mbaruar, pas ecurisë mjaft negative që po kalojnë “Djajtë e Kuq” si në “Premier League” ashtu dhe në “Chmapions League”.

Barazimi me rezultatin e bardhë 0-0 mbrëmë kundër Valencias në “Old Trafford” i ka lënë të gjithë të pakënaqur dhe në këtë mënyrë kritikat ndaj portugezit kanë qenë të ashpra.

Një ndër to është ajo e legjendës së Manchester United, Paul Scoles, i cili nuk është kursyer kundër Mourinhos.

“Kam mbetur i çuditur nga fakti që Mourinho qëndroi në detyrë edhe pas humbjes me West Hamin. Ai i kritikon në çdo konferencë për shtyp futbollistët e tij, drejtuesit e klubit, sepse nuk po merr atë që kërkon. Nuk i kontrollon fjalët dhe nuk bën gjë tjetër veçse po turpëron klubin”, shprehet Paul Scoles.

Manchester United nuk është në pozita komonde në kampionatin anglez ku pas shtatë ndeshjes renditet në vendin e dhjetë me 10-pikë, ndërsa në grupet e Champions League klasifikohet në vendin e dytë me katër pikë pas dy ndeshjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy