
Mateo Kocijan është largimi i radhës nga Partizani. Klubi i kuq, ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me mbrojtësin kroat këtë e enjte.
28-vjeçari u bashkua me Partizanin në merkaton e verës, si dëshirë e ish-trajnerit Zoran Zekic. Megjithatë pas largimit të kroatit, hapësirat për lojtarin ishin të pakta dhe palët vendosën të mbyllin kontratën.
Njoftimi i Partizanit:
Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Mateo Kocijan. Mbrojtësi 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve.
Partizani falënderon Mateo Kocijan për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me fanelën e kuqe.



