
Liverpoolit vazhdon ti buzëqeshë fati . Sipas gazetarit të famshëm italian Fabrizio Di Romano ‘’ The Redsat ‘’ kanë bërë hapin e parë në lidhje me mbrojtjen . Flitet për një paraakord me lojtarin e Leipzigut Ibrahima Konate . Francezi do të bëhet pjesë e gjigandëve të Premier Leagues . Me potencën që e karakterizon pa harruar zhdërvjelltësinë në luftën një kundra një me siguri do ti ofrojë një alternativë të frytshme Jurgen Kloppit për të ngelur i qetë gjatë sezonit të ardhshëm .
Problemet konstante të Liverpoolit i kanë lënë disi në prapavijë idetë e gjermanit sepse nuk ka mundur ta harmonizojë siç duhet ekipin pavarësisht se rivaliteti në Premier League dhe Uefa Champions League sa vjen edhe ashpërsohet . Me këtë lëvizje ishi i Borussia Dortmundit pak e nga pak po e shton përqëndrimin në lidhje me transferimet në ‘’ Anfield Road ‘’ . Sipas zërave që kanë qarkulluar në orët e fundit flitet se Ibrahima Konate do të nënshkruajë një kontratë 5 vjeçare që do ta mbajë të lidhur deri në qershorin e 2026- tës dhe besohet se bashkë me hollandezin Virgil Van Dijk do të rezultojnë një dyshe tepër interesante . Duhet të theksohet se kontrata e 21 vjeçarit me Leipzig ishte e lidhur deri në 2023-shin por sipas Transfermarkt për largimin e tij nga Bundesliga Liverpooli do ti paguajë Leipzigut shifrën e 35 milionë eurove.
Njohuritë e shumta të Jurgen Klopp për këtë kampionat me siguri do ti japin të drejtë me kalimin e kohës pavarësisht se statistikat e Ibrahima Konate janë shumë motivuese për një skuader të dorës së dytë në Europë .



