Inter Miami interes për Luis Suarez

Inter Miami interes për Luis Suarez

  E ardhmja e Luis Suarezit mund të ketë shumë shpejt një tjetër destinacion .

Për golashënuesin uruguajan tashmë garon Inter Miami që liderohet nga legjenda angleze David Beckham.

 Para disa kohësh amerikanët i ofruan ‘’ El Pistoleros ‘’ një kontratë dyvjeçare, të cilën e refuzoi por kanë vendosur të insistojnë sepse qendërsulmuesi e ka treguar ndër vite se është një ndër më të mirët në pozicionin e tij.

Amerika ka rezultuar një destinacion për shumë yje që lanë gjurmë në të kaluarën në Europë dhe kjo tendencë po merr më shumë forcë me kalimin e kohës duke i dhënë një impakt këtij futbolli.

35 vjeçari ka dëshmuar në çdo ekip se është një sulmues vdekjeprurës por edhe pse në një moshë të tillë pasioni dhe kompromisi me profesionin e tij e kanë shëndërruar në një bomber në metrat e fundit i cili ka patur fatin të fitojë shumë trofe të rëndësishëm gjatë karrierës. 

Kalimi tek ekipi ku u formua natyrisht ishte  një hap i ëndërruar nga lojtari i lindur në Salto i cili momentalisht mendon se një kalim në Amerikë do të ishte fillimi i një aventure interesante për të vijuar me atë që di të bëjë më mirë , shënimin e golave .

Sigurisht firmosja me Luis Suarezin do të ishte një sukses shumë i madh për David Beckhamin dhe Inter Miamin , ekip në të cilin  do të gjente mbështetjen e një bomberi si Gonzalo Higuain që la shenjë në të kaluarën në Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy