
Fuqizimi i sulmit të Atletico Madridit vijon të mbetet një ndër prioritetet e Diego Simeones për sezonin vijues . Argjentinasi shquhet si një teknik tepër vigjilent dhe kërkues dhe sigurisht që për përzgjedhjen e lojtarëve që përshtaten me filozifinë e lojës së ‘’ Los Colchoneros ‘’ i duhet një kohë e përcaktuar .
51 vjeçari ka qëndruar brenda Spanjës në lidhje me preferencën e rradhës dhe është ndalur tek sulmuesi i Deportivo Alaves Joselu.
Spanjolli po shijon sezonin më të bukur të karrierës me ‘’ Los Azulones ‘’ , fakt që nuk i ka shpëtuar as Sevillas , kundërshtar që besohet se do ti krijojë probleme kryeqytetasve për 31 vjeçarin .
Eksperienca në Spanjë , Gjermani dhe Angli ia ka forcuar figurën dhe me këtë interes besohet se momenti për të bërë hapin e ëndërruar ka ardhur për golashënuesin e modestëve të La Ligas .
Kompromisi i drejtuesve të ‘’ Babazorros ‘’ i dha rezultatet në favor të tyre gjatë merkatos së verës por këtë herë ndoshta karriera e ishi-t të Real Madridit do të marrë një tjetër drejtim sepse përpara është kampioni në fuqi i La Ligas dhe Diego Simeones kërkon me shumë këmbngulje në metrat e fundit për tu vënë në ndjekje të titujve të rëndësishëm në sezonin 2022-2023.
7 gola në 14 ndeshje konsiderohen një sukses më vete për Joselun sepse kemi të bëjmë me një skuadër të dorës së dytë në Spanjë dhe merkatoja vijuese do ti japë më shumë dritë kësaj historie në të cilën janë përfshirë dy kundërshtarë tepër të fortë .



